Diplomati kinez Yang Jiechi është takuar me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan në Romë, sipas kanalit shtetëror kinez CCTV, shkruan skynews
Takimi vjen pas raporteve të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar se Moska i ka kërkuar Pekinit armë dhe ndihmë financiare. Shtëpia e Bardhë ka shprehur shqetësimin se Kina mund të minojë përpjekjet perëndimore për të ndihmuar Ukrainën, sipas burimeve të cituara nga The Washington Post dhe Financial Times.
Kina është një nga udhëheqësit botërorë, që luan një rol vendimtar për t’i dhënë fund luftës, me kryeministrin australian Scott Morrison i cili i ka bërë thirrje vendit t’i japë fund “heshtjes së tij rrëqethëse”.
/abcnews.al