“Lufta” për titullin e Premier League, Jurgen Klopp: Presim që City të fitojë çdo sfidë, asgjë nuk ka ndryshuar për ne

schedule12:56 - 5 Shkurt, 2024

schedule 12:56 - 5 Shkurt, 2024

“Të Kuqtë” e Liverpool nuk arritën të ruanin ecurinë pozitive të fitoreve radhazi, teksa pasditen e së dielës që sapo lamë pas u mund paq nga “Topçinjtë” e Arsenal, me këta të fundit, që ia dolën ta mbyllnin sfidën me rezultatin e thellë, 3 me 1, duke tronditur jo pak pozitat e djemve të teknikut, Jurgen Klopp, në vendin e parë të tabelës, së Premier League.

Pikërisht mbi këtë situatë ka folur edhe tekniku gjerman, i cili për mediat pas sfidës u shpreh se nuk ndien presion nga “Qytetarët”, pasi që në fillimin e sezoni objektivat janë të qarta, teksa kurrë nuk vihet në dyshim aftësia e kampionëve në fuqi të Premier League, për të fituar çdo sfidën në elitën e futbollit anglez.

“Nuk jam nervoz që City ka dy ndeshje në dorë. Ne gjithmonë presim që City të fitojë të gjitha ndeshjet e tyre për të qenë 100% i sinqertë. Ne as nuk kemi nevojë t’i shikojmë ato. Çdo gjë është në rregull. Asgjë nuk ka ndryshuar realisht për ne. Do të kishim dashur të fitonim ose të merrnim një pikë, por nuk ishim mjaftueshëm të mirë për të gjithë 90 minutat”,- u shpreh Klopp.

Liverpool mbetet në vendin e parë me 51 pikë, por tashmë diferenca me Arsenal të vendit të dytë është vetëm 2 pikë, ndërsa “Qytetarët” e Manchester City pozicionohen në vendin me 5 pikë më pak se “Të Kuqtë”, mirëpo kanë zhvilluar 2 ndeshje më pak se këta të fundit dhe pritet që gjithçka të ndryshojë në renditje pas përfundimit të këtyre sfidave. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!