Ministri i Jashtëm i Oman, Badr Albusaidi ka bërë thirrje për zgjatjen e armëpushimit mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, me qëllim që të vazhdojnë bisedimet diplomatike.
Oman ka luajtur një rol kyç si ndërmjetës në bisedimet bërthamore mes dy vendeve përpara shpërthimit të konfliktit më 28 shkurt.
“Unë kërkoj që armëpushimi të zgjatet dhe bisedimet të vazhdojnë. Suksesi mund të kërkojë që të gjithë të bëjnë lëshime të dhimbshme, por kjo nuk është asgjë në krahasim me dhimbjen e dështimit dhe luftës,” u shpreh ai.
Thirrja e Omanit vjen në një moment kritik për diplomacinë ndërkombëtare, ndërsa përpjekjet për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm mbeten thelbësore për stabilitetin në rajon.
/abcnews.al/


