Lufta në Ukrainë, Zelensky: Nuk ka fitore pa Krimenë

schedule12:20 - 3 Korrik, 2023

schedule 12:20 - 3 Korrik, 2023

Lufta në Ukrainë nuk do të përfundojë për sa kohë që Krimea të jetë në kontrollin e Rusisë, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ndërsa përpjekjet e Kievit janë fokusuar në rimarrjen e territorit në jug dhe në lindje të Ukrainës, Zelensky tha se qëllimi i tij përfundimtar ishte të çlironte gadishullin e aneksuar nga Rusia në 2014 në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

“Ne nuk mund ta imagjinojmë Ukrainën pa Krimenë. Dhe ndërsa Krimea është nën pushtimin rus, kjo do të thotë vetëm një gjë: lufta nuk ka përfunduar ende”, tha ai.

Gazetarja e CNN, Burnett e pyeti Zelensky nëse kishte ndonjë skenar sipas të cilit mund të kishte paqe pa Krimenë.

“Atëherë nuk do të jetë fitore”, tha ai.

/abcnews.al