Lufta në Ukrainë, UNICEF: 600 mijë fëmijë do të vuajnë nga uria

schedule08:51 - 17 Maj, 2022

schedule 08:51 - 17 Maj, 2022

Rritja e e çmimeve të ushqimeve po krijon një krizë të rëndë të kequshqyerjes së fëmijëve, duke rritur numrin e fëmijëve që vuajnë nga uria, sipas një paralajmërimi të  UNICEF, shkruan la repubblica.

Sipas UNICEF-it, situata është përkeqësuar nga lufta në Ukrainë,  duke pasur parasysh se  Ukraina ashtu edhe Rusia janë ndër prodhuesit më të mëdhenj në botë të drithërave dhe disa vendet e varfra janë veçanërisht të varura nga këto importe.

Krahas rritjes së urisë, situata aktuale do të çojë në një rritje të çmimit të ushqimeve terapeutike të gatshme, produkte që përdoren zakonisht për t’iu përgjigjur situatave emergjente. Kostoja e ushqimeve do të rritet me 16% gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, sipas parashikimeve nga UNICEF.

Agjencia paralajmëron se rreth 600,000 fëmijë mund të vuajnë nga uria. Në total, rreth 45 milionë fëmijë nën moshën pesë vjeç vuajnë një formë potencialisht fatale e kequshqyerjes që është përgjegjëse për një në pesë viktima në këtë grupmoshë.

India, Indonezia dhe Pakistani janë vendet me numrin më të madh të fëmijëve të prekur nga ky problem, i cili po rritet edhe në vende si Afganistani.

Thatësira në Bririn e Afrikës po kontribuon gjithashtu në një rritje të konsiderueshme të problemit në atë rajon.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!