Ish presidenti amerikan, Donald Trump thotë se SHBA ka dhënë më shumë ndihmë për Ukrainën se sa BE-ja, gjë që sipas tij, duhet të ishte e kundërta. Në një intervistë për revistën “Time”, Trump, i cili kandidon sërish për Shtëpinë e Bardhë, u shpreh:
“Unë nuk dua që të ndodhë ndonjë e keqe me Evropën, unë e dua Evropën, njerëzit e Evropës, kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Evropën. Por ata përfitojnë si për NATO-n ashtu edhe për Ukrainën. Ne kemi paguar shumë miliarda të tjera ndaj Ukrainës duhet të jetë kështu, duhet të jetë e kundërta”.
Ai thotë se evropianët duhet të mbajnë peshën kryesore të ndihmës për Kievin, pasi “ata janë shumë më të përfshirë ndërsa ne kemi një oqean në mes”./abcnews.al