Forcat ruse bombarduan një ndërtesë apartamentesh në Kharkiv .
Sipas guvernatorit rajonal Oleh Sinyekhubov nga këto sulme u plagosën tetë persona. Mes të plagosurve është edhe një vajzë 3-vjeçare.
Bombardimet ruse shkaktuan dëme të rënda materiale, ndërsa ekipet e shpëtimit ndodhen në zonë për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve.
Ndërkohë Ushtria ukrainase ka konfirmuar të mërkurën se është tërhequr nga qyteti strategjik Vuledar, në lindje të vendit.
“Komanda e lartë ka dhënë leje për tërheqjen e njësive nga Vuledari, në mënyrë që t’i ruajmë personelin dhe pajisjet luftarake, dhe për të marrë pozicion për veprime të mëtejshme”, tha formacioni i forcave tokësore i Ukrainës, Hortitsia, i cili komandon rajonet lindore duke përfshirë Donjeckun.