Lufta në Ukrainë, sot raundi i ri i negociatave për paqen, çfarë pritet të ndodhë

schedule08:12 - 14 Mars, 2022

schedule 08:12 - 14 Mars, 2022

Raundi i ri i bisedimeve për paqen midis Rusisë dhe Ukrainës pritet të zhvillohet sot përmes një vide-konference.

Lajmi u konfirmua nga negociatori i Rusisë, Dmytro Peskov dhe negociatori i  Ukrainës, Mykhailo Podolyak. Për sa i përket orës së takimit, sipas Reuters raundi do të zhvillohet në orën 10:30 me orën lokale.

Lexo edhe: LIVE/ 19 ditë luftime, Ukraina insiston në takim midis presidentëve, Moska zgjeron ofensivën e saj

Raundet e mëparshme të takimeve janë zhvilluar pranë kufirit Bjellorusi-Ukrainë dhe kanë përfunduar me rezultate të ulëta, dhe pak shpresa për përfundimin e luftës. Megjithatë, Podolyak tha se Rusia ka ndryshuar qëndrimin e saj.

Ai tha: “Rusia tani e percepton në mënyrë shumë më adekuate botën përreth saj.”/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!