Kancelari gjerman Olaf Scholz i bëri thirrje sot Perëndimit që të ndihmojë Ukrainën në luftën kundër Rusisë, duke theksuar se Gjermania nuk do të heqë dorë nga mbështetja e saj për Kievin.
Duke folur në një mbledhje të socialdemokratëve evropianë në Bukuresht, Scholz tha se mënyra më e mirë për të parandaluar çdo përshkallëzim, duke përfshirë një konflikt të mundshëm midis Rusisë dhe NATO-s, është “parandalimi efektiv”, njoftoi Reuters.
“Lufta në Ukrainë përfundon në momentin që presidenti rus Vladimir Putin vendos të tërheqë trupat e tij. Megjithatë, ai mund të marrë një vendim të tillë vetëm nëse e kupton se nuk mund ta fitojë luftën në fushën e betejës”, tha lideri gjerman, vendi i të cilit e ka dhënë deri tani ka dhënë 28 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën.