Lufta në Ukrainë, paralajmërimi i fortë i Borrell: Rrezikohet stabiliteti dhe siguria e Ballkanit Perëndimor

schedule11:58 - 16 Mars, 2022

schedule 11:58 - 16 Mars, 2022

Edhe Ballkani Perëndimor do të vuaj pasojat e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë. Kështu deklaroi përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, në konferencën për shtyp gjatë vizitës së tij në Bosnje dhe Hercegovinë.

Paralajmërimi i fortë i Borrell është se stabiliteti dhe siguria e Ballkanit Perëndimor mund të preket gjithashtu dhe sot duhet të konsiderohet më e rëndësishme se kurrë.

Sipas tij duhet të ketë një rritje të ushtrive në këtë rajon.

“Vala goditëse e luftës në Ukrainë do të prishë ekonominë botërore dhe do të krijojë efekte që shkojnë përtej territorit ukrainas. Kjo do të thotë se stabiliteti dhe siguria e Ballkanit Perëndimor mund të preket gjithashtu dhe sot duhet të konsiderohet më e rëndësishme se kurrë. Dhe kjo justifikon “rritje të ushtarëve” në rajon.” u shpreh Borrel mes të tjerash. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!