Lufta në Ukrainë, NATO shton ndihmën ushtarake, rrit numrin e tankeve dhe raketave

schedule11:17 - 28 Shkurt, 2022

schedule 11:17 - 28 Shkurt, 2022

Aleatët e NATO-s po rrisin ndihmën për Ukrainën, tha Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, pas bisedimeve me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Nëpërmjet një postimi në Twitter, Stoltrenberg thotë se ndihmat kanë të bëjnë me raketa ajrore, armë antitank, ndihma humanitare dhe financiare.

Sapo fola me presidentin Zelensky dhe e përgëzova për trimërinë e popullit dhe të forcave të armatosura të Ukrainës. Aleatët e NATO-s po forcojnë mbështetjen me raketa të mbrojtjes ajrore, armë antitank, si dhe ndihmë humanitare dhe financiare”, tha Stoltenberg.

Lexo edhe: Forca Speciale nga SHBA dhe Britania e Madhe bëhen gati për t’u futur në Ukrainë

Më herët, sekretari i politikës së jashtme, Joseph Borrell tha se BE-ja nuk do të përshkallëzojë qëndrimin e saj ndaj lëvizjes së presidentit rus, Vladimir Putin,i cili urdhëroi gatishmëri të armëve bërthamore, shkruan BBC./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!