Lufta në Ukrainë, NATO: Perëndimit po i mbarojnë municionet

schedule09:56 - 4 Tetor, 2023

schedule 09:56 - 4 Tetor, 2023

Ushtrive perëndimore po u mbarojnë municionet për t’i dhënë Ukrainës, paralajmëruan zyrtarët e NATO-s dhe britanikët të martën, teksa u kërkuan vendeve të bllokut të rrisin prodhimin për të ndihmuar Ukrainën në luftën kundër Rusisë.

Lajmi për mungesat e mundshme të municioneve vjen pasi paratë për blerjen e armëve për Ukrainën nuk u përfshinë  në një projekt-ligj për shpenzimet që Kongresi i SHBA-së miratoi në fundjavë për të shmangur një mbyllje të qeverisë federale.

Një pasiguri  për të ardhmen e ndihmës amerikane u disktua të martën kur kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA  Kevin McCarthy, i cili mbronte mbështetjen e Ukrainës, u shkarkua nga kolegët republikanë.

Zhvillimet janë lajme shqetësuese për Ukrainën pasi lufta me Rusinë fqinje është në muajin e saj të 20-të.

“Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj po i dërgojnë Ukrainës një gamë të gjerë municionesh, por ato nuk prodhohen apo shpërndahen aq shpejt sa duhet”, tha javën e kaluar, Thomas Warrick, anëtar i Këshillit Atlantik.

“Forcat e Ukrainës e kanë dëshmuar veten fleksibël dhe adaptive, por duhet të kenë municion dhe armë të mjaftueshme”, shkroi ai.

Por ngjarjet në Uashington po vënë në dyshim furnizimet  dhe qëndrimin e Ukrainës në fushën e betejës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!