Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, i ftuar në studion e “Tirana Live” në ABC News, ka folur për luftën në Ukrainë, teksa sot është përvjetori i saj.
Milo u shpreh se nuk u mendua se kjo luftë do të zgjaste kaq gjatë dhe pritet të zgjasë akoma më gjatë.
Ai shton kjo luftë ka ndryshua raportet jo vetëm mes dy vendeve që janë në luftë, por edhe përqasjes rreth sigurisë ndërkombëtare.
“Një vit pas nisjes së agresionit rus ndaj Ukrainës, të gjithë janë duke reflektuar. Këto reflektime çojnë në disa parashikimi që nuk ishin menduar.
U mendua se lufta nuk do të zgjaste shumë pasi do të kishte shpejt një marrëveshje për zgjidhje , por kjo nuk ndodhi.
Duket se do të jetë një luftë e gjatë. Lufta ka ndryshuar raportet jo vetëm mes dy vendeve, por edhe përqasjes për sigurinë ndërkombëtare.
Pas luftës së dytë botërore është lufta e dytë më e madhe e zhvilluar në Evropë.
Do të ndikojë në Evropë në të gjithë aspektet. Do të këtë një implikim edhe më të madh ndërkombëtar.
Rreziqet do të shtohen, parashikimet janë që mund të shtyhet ky agresion.
Një ngjarje e madhe që mundet sot të mos perceptohet në të gjithë dimensionin e vet. Bota perendimore duhet të përgatitet të ruajë unitetin e saj të veprimit”, tha fillimisht Milo.
Në lidhje me rezolutën e paqes së miratuar nga OKB-ja së fundmi, ish-ministri u shpreh se këto rezoluta kanë një rëndësi të karakterit moral, por nuk kanë fuqi detyruese.
Institucioni i vetëm që ka një fuqi të madhe brenda OKB-së është Këshilli i Sigurimit, por asnjë vendim i këtij këshilli nuk mund të merret pa miratimin e 5 fuqive që kanë veton, ku një ndër to është edhe Rusia. r.t/abcnews.al