Eksperti për marrëdhëniet ndërkombëtare, Geron Kamberi thotë se qëndrimi i presidentit amerikan, Donald Trump ndaj homologut ukrainas, Volodymyr Zelensky, për luftën Ukrainë-Rusi, e gjeti Europën të papërgatitur.
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Kamberi u shpreh se Trump, që pas ardhjes si president, ka pasur qëndrim zbutës ndaj Rusisë.
“E gjithë kjo situatë, e ka gjetur Europën të papërgatitur. Që kur ka filluar konflikti, nuk ka filluar thjesht në 24 shkurt 2022, ka një histori gati 10-vjeçare. Ka filluar që në 18 shkurt 2014, që kur filloi revolucioni portokalli në Ukrainë. Duket një qënndrim zbutës ndaj Rusisë. Zoti Trump vjen nga bota e biznesit dhe spektaklit. Ai përpiqet t’i thjeshtojë marrëdhëniet. Ai ia bëri të qartë Zelensyt që duhet të nënshkruani paqen, pa ne nuk keni alternativë”, theksoi ai./abcnews.al

