Lufta në Ukrainë, Japonia sanksionon oligarkët rusë dhe zyrtarët bjellorusë

schedule14:12 - 3 Mars, 2022

schedule 14:12 - 3 Mars, 2022

Kryeministri japonez Fumio Kishida ka sanksionuar oligarkët rusë dhe zyrtarët bjellorusë, duke përfshirë presidentin Alexander Lukashenko, shkruan CNN

Në një konferencë për shtyp të enjten, Kishida tha se Japonia do të ngrijë asetet e oligarkëve, pas vendimit të së dielës për të ngrirë asetet e presidentit rus Vladimir Putin dhe zyrtarëve të tjerë kryesorë të qeverisë.

Japonia do të ndalojë gjithashtu transaksionet financiare në shtatë banka të mëdha ruse.

Ne, së bashku me vendet perëndimore, kemi ndërmarrë sot masat e nevojshme për të izoluar Rusinë nga sistemi financiar ndërkombëtar ,” u tha Kishida gazetarëve të enjten.

Japonia do të vendosë gjithashtu sanksione ndaj Bjellorusisë, përfshirë Presidentin Lukashenko dhe zyrtarë të lartë, për mbështetjen e vendit ndaj agresionit ushtarak të Rusisë, tha Kishida, duke dënuar Bjellorusinë për kalimin e forcave ruse në Ukrainë përmes territorit të saj.

Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Europian kanë miratuar gjithashtu sanksione kundër individëve dhe subjekteve bjelloruse për përfshirjen e tyre në agresionin rus kundër Ukrainës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!