Gjashtë porte ruse në Detin e Zi janë në një “zonë të rrezikshme lufte”, sipas një paralajmërimi nga shërbimi ukrainas i transportit.
Paralajmërimi vlen për portet ruse të Anapa, Novorossiysk, Gelendzhik, Tuapse, Soçi dhe Taman.
Lexo edhe: VIDEO/ Momenti kur një dron ukrainas godet një cisternë ruse pranë urës së Krimesë
Ajo që filloi si një operacion i posaçëm ushtarak ka evoluar në një luftë rrënimi në fushat e betejës, duke tensionuar marrëdhëniet midis Perëndimit dhe Lindjes në një shkallë globale.
Në një mënyrë apo tjetër, më afër Vladimir Putinit janë Turqia, Irani, Kina dhe Koreja e Veriut, ndërsa Volodymyr Zelensky mbështetet me çdo mjet të disponueshëm nga BE dhe NATO.
Pas një sulmi në marinën ruse, forcat ukrainas kanë sulmuar sërish me dron një cisternë pranë urës së Kerçit. Sipas burimeve nuk ka asnjë të lënduar.
/abcnews.al