Emisarët e grupit rus të mercenarëve Wagner u takuan fshehurazi në shkurt me “kontaktet turke”, duke mos hezituar të shkonin në një vend të NATO-s për të kërkuar armë dhe pajisje në luftën kundër Ukrainës.
Kjo është një nga informacionet që është zbuluar nga dokumentet sekrete qe janë postuar në rrjetet sociale.
Sipas informacioneve, shteti afrikan i Malit, ku Wagner ka një prani të konsiderueshme të trupave, mund të përdoret për të blerë armë nga Turqia në emër të organizatës mercenare.
/abcnews.al