Përballë rrezikut të rritjes së çmimeve për shkak të luftës në Ukrainë, kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë me një apel për qeverinë.
Ai shprehet se qeveria duhet të ketë gati një plan masash që të mundësojë sigurimin e rezervave të mjaftueshme ushqimore si dhe të përcaktojë mënyra për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë.
Basha shprehet se qeveria duhet të marrë në shqyrtim dy masat e propozuara nga Partia Demokratike ku përfshihet ulja e TVSH për ushqimet e shportës dhe heqjen e taksës mbi karburantin.
Deklarata
Në një situatë të rritjes së pritshme të cmimeve si pasoje e agresionit rus ndaj Ukrainës, vështirësitë ku ndodhen familjet shqiptare do të thellohen edhe më shumë.
Prandaj duhet që menjëherë qeveria të ketë gati një plan masash që të mundësojnë sigurimin e rezervave të mjaftueshme ushqimore, si dhe të përcaktojë mënyrat për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë.
Për të kompensuar dhe lehtësuar familjet shqiptare në këto kushte, qeveria duhet të rimarrë në shqyrtim dy masa të propozuara nga Partia Demokratike:
- Uljen e TVSH për ushqimet e shportës nga 20 në 6 % dhe
- Heqjen e menjëhershme të taksës rama mbi Karburantin prej 240 lekësh për litër
/abcnews.al