“Lufta” në PD, përplasja me Metën dhe aksioni kundër Ramës, Basha sonte në “ABC”

schedule16:29 - 30 Nëntor, 2021

schedule 16:29 - 30 Nëntor, 2021

Lulzim Basha në “ABC”. Kryetari i Partisë Demokratike mbrëmjen e sotme do të jetë i ftuar në edicionin qendror të lajmeve në “Radarin Informativ” në orën 19:00 përballë gazetares Jonida Shehu.

Kryefjalë e intervistës do të jetë situata në partinë më të madhe në opozitës. Kuvendi i thirrur nga Sali Berisha në 11 Dhjetor. Debati mbi firmat e delegatëve të mbledhura nga ish-kryeministri. Akuzat e fundit të liderit historik të PD-së mbi kryetarin aktual.

A do të përjashtohet Sali Berisha në 18 Dhjetor dhe a rrezikon PD-ja që të përçahet pas Kuvendit të thirrur nga Lulzim Basha 7 ditë pas atij të Sali Berishës. Sulmi kundër Presidentit, akuzat e Ilir Metës dhe ndarja me LSI-në.

Aksioni opozitar kundër qeverisë Rama. Vetingu në politikë, reforma territoriale e zgjedhore dhe raportet me ndërkombëtarët. Për këto dhe shumë pyetje të tjera ndiqni “Radarin Informativ” në orën 19:00 në “ABC”./ Abcnews.al