Matt Miller, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Amerikan (DASH) ka deklaruar se SHBA-të po vlerësojnë dëmin e civilëve nga armët amerikanë në Izrael.
“Ne kërkojmë të vlerësojmë plotësisht raportet e dëmtimit të civilëve nga marrësit e autorizuar të artikujve të mbrojtjes të ofruara nga SHBA-ja në mbarë botën, duke përfshirë Udhëzuesin për Reagimin ndaj Incidentit të Dëmtimeve Civile (CHIRG)”, tha Miller.
Njohja e përdorimit të CHIRG vjen ndërsa zyrtarët amerikanë thonë se po i bëjnë presion Izraelit që të bëjë më shumë për të mbrojtur civilët në Gaza, me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken që tha në udhëtimin e tij më të fundit në rajon, se numri mbetet shumë i lartë.
Kjo gjithashtu vjen pasi administrata e presidentit Joe Biden po përballet me zemërim publik për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Izraelit që mund të ketë pasoja politike në një vit zgjedhor. /abcnews.al