Lufta në Izrael/ Berlini u kërkon gjermanëve të largohen nga Libani

schedule19:20 - 19 Tetor, 2023

schedule 19:20 - 19 Tetor, 2023

Ministria e Jashtme federale u bën thirrje gjermanëve të largohen nga Libani, pasi situata e sigurisë në rajon konsiderohet “shumë e paqëndrueshme”.

Sipas njoftimit të ministrisë, përleshjet ushtarake po vazhdojnë aktualisht në vijën kufitare midis Izraelit dhe Libanit dhe ” mundësia e përkeqësimit të mëtejshëm të situatës dhe zgjerimit të konfliktit nuk mund të përjashtohet “. Kjo është veçanërisht e vërtetë për pjesën jugore të Libanit, pra të gjitha zonat në jug të Bejrutit.

Ministria e Jashtme gjermane u kërkon gjermanëve në Liban të regjistrohen në një platformë të veçantë online. Një rekomandim i ngjashëm është lëshuar për gjermanët në Bregun Perëndimor, ndërsa deri më tani ishte në fuqi një këshillë udhëtimi për Libanin për të shmangur udhëtimin në vend.

Ambasada gjermane në Bejrut u ka kërkuar gjermanëve që të përfitojnë nga opsionet e daljes “përderisa ato janë ende të disponueshme”, duke iu referuar fluturimeve komerciale me ndalesa në Qipro ose Turqi.

Ministrja e Jashtme Analena Burbock do të zhvillojë sot dhe nesër një vizitë të re në Lindjen e Mesme, me takime në Jordani, Izrael dhe Liban. Qëllimet kryesore të turneut të saj janë parandalimi i përhapjes së konfliktit dhe lirimi i pengjeve të mbajtura nga Hamasi, duke përfshirë tetë gjermanë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!