Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lufta në Iran/ Ish-diplomati Gjoka: Trysnia e forcës ndaj Teheranit do të vazhdojë deri sa të pranojë kushtet e SHBA!

schedule13:41 - 3 Mars, 2026

schedule 13:41 - 3 Mars, 2026

Lufta në Iran është përshkallëzuar pas sulmeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit. Gjatë një interviste në “NewsLine” në ABC News, ish-diplomati Sokol Gjoka, analizoi konfliktin në Lindjen e Mesme dhe zhvillimet e fundit të luftës SHBA-Iran.

Gjoka u shpreh se trysnia e forcë do të përdoret derisa Irani të plotësojë sipas tij kushtet e SHBA. Sipas këndvështrimit të tij europianët kanë qëndruar disi më të tërhequr.

“Deri në këtë fazë lufta është ende e kontrolluar. Nëse Irani nuk zbaton kushtet e SHBA, mendoj që lufta atje do të vazhdojë. Deri tani veprimet ushtarake janë disi të kontrolluara dhe palët përpiqen të mos e përshkallëzojnë, dhe vijat e kuqe janë të kuptueshme, sa më pak dëme kolaterale dëme në njerëz dhe tjetra sa më shpejt të gjendet një zgjidhje e të realizohen objektivat e SHBA. Pasi SHBA thotë që nafta iraniane nuk duhet të shkojë në drejtim të Kinës apo dronët iranianë të mos shkojnë në drejtim të Rusisë. Mendoj që palët po shohin edhe elementin diplomatik nëpërmjet negociatave edhe pse është disi i vakët. Trysnia e forcës do të përderet deri sa Irani të përputhet me kushtet që i kanë vënë SHBA. Sa i përket ndryshimeve brenda vendit, dihet që ndryshimi i Ajatollah ka marrë goditje por jo atë luftarakeve. Nëse nuk do t’i përshtaten kushteve, atëherë sulmet do të vazhdojë. Pra do të duhet kohë për të parë jo vetëm zhvillimet e brendshme në Iran, por edhe lëvizjeve të SHBA. Irani duhet të heqë dorë edhe nga financimi i Hezbollah, grupit Houthi dhe Hamasit”, tha mes të tjerash ai. /abcnews.al/



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!