Ushtria izraelite pretendon se ka vrarë dy zyrtarë të lartë të Hamasit gjatë sulmeve të saj në Rafah.
Sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit janë vrarë Yassin Rabia, komandanti i udhëheqjes së Hamasit në Jude dhe Samari, dhe Khaled Nagar, një zyrtar i lartë në krahun e Hamasit për të njëjtat zona. Ushtria tha se kreu sulmin në Tal al-Sultan në veriperëndim të Rafahut “bazuar në informacione të sakta”.
Më herët forcat ushtarake izraelite goditën një kompleks të Hamasit në këtë zonë.
?Eliminated in the precise airstrike in northwest Rafah: Hamas Chief of Staff in Judea and Samaria and an additional senior Hamas official.
Terrorist #1: Yassin Rabia
Rabia managed the entirety of Hamas’ terrorist activity in Judea and Samaria, transferred funds to terrorist… https://t.co/iaGrw8WJ4f
— Israel Defense Forces (@IDF) May 26, 2024
Presidenca e Autoritetit Palestinez akuzoi Izraelin se ka vënë në shënjestër qendrën e pritjes për personat e zhvendosur në Rafah, në skajin jugor të Rripit të Gazës, ku Autoritetet e Hamasit, e lëvizjes islamike palestineze që sundon enklavën. Sipas tyre deri tani rezultojnë të paktën 35 të vdekur.
/abcnews.al/