Ministria e Jashtme turke njoftoi sot tërheqjen e ambasadorit të Turqisë në Tel Aviv për konsultime, duke vazhduar atmosferën e tensionuar në marrëdhëniet me Izraelin për shkak të luftës me Hamasin.
Në njoftimin e saj, Ministria e Punëve të Jashtme turke përmend “tragjedinë humanitare në Gaza për shkak të sulmeve të vazhdueshme izraelite ndaj civilëve dhe refuzimin e Izraelit të thirrjeve për armëpushim” si arsye për lëvizjen e saj.
“Për shkak të tragjedisë humanitare në Gaza për shkak të sulmeve të vazhdueshme izraelite ndaj civilëve dhe refuzimit të thirrjeve të Izraelit për armëpushim dhe shpërndarjes së papenguar të ndihmave humanitare, është vendosur që të tërhiqet ambasadori ynë në Tel Aviv, z. Sakir Ozkan Torunlar, në Ankara për konsultime”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme turke.
Press Release Regarding Recalling of Our Ambassador in Tel Aviv, H.E. Mr. Şakir Özkan Torunlar, to Ankara for Consultations https://t.co/POmJwwXVg6 pic.twitter.com/KiRf0XqTfi
— Turkish MFA (@MFATurkiye) November 4, 2023
#BREAKING Türkiye recalls ambassador to Tel Aviv for consultations over ‘Israel’s rejection of calls for cease-fire, continued attacks against civilians’ in Gaza pic.twitter.com/yfMTfQLGgt
— Anadolu English (@anadoluagency) November 4, 2023
/abcnews.al