Ushtria izraelite u ka kërkuar palestinezëve që të largohen edhe nga jugu i Gazës, pak javë pasi ata u zhvendosën nga veriu në jug. Tani më nuk dinë nga t’ia mbajnë pasi edhe Egjipti nuk dëshiron kalimin masiv të palestinezëve në territorin e tij. Kërkesa për largim nga jugu paralajmëron se Izraeli synon të zgjerojë operacionin tokësor në Gazë
Ushtarët izraelitë kanë kontrolluar bodrumin e spitalit dhe kanë arrestuar teknikët përgjegjës për pajisjet e spitalit Shifa.
Zgjerimi i operacioneve në jug – zonë të cilën e ka bombarduar Izraeli – kërcënon të përkeqësojë krizën humanitare në territorin e rrethuar.
Autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 11 mijë e 200 palestinezë të vrarë, dy të tretat prej tyre janë gra dhe të mitur. Ndërkaq, 2 mijë e 700 të tjerë janë raportuar të zhdukur. Shumica besohet se janë varrosur nën rrënoja.