Lufta në Gaza, Biden telefonon Netanyahun dhe Abbas: Jam i shqetësuar për civilët e pafajshëm

schedule22:38 - 15 Maj, 2021

schedule 22:38 - 15 Maj, 2021

Presidenti i SHBA Joe Biden ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe udhëheqësin palestinez Mahmoud Abbas, tha Shtëpia e Bardhë sot, ndërsa konflikti midis Izraelit dhe Hamasit vazhdon të thellohet.

Biden i shprehu shqetësimin kryeministrit Benjamin Netanyahu për përshkallëzimin e dhunës, duke përsëritur “mbështetjen e fortë të SHBA për të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje përballë sulmeve me raketa të Hamasit“.

Presidenti i SHBA gjithashtu shprehu shqetësim në lidhje me sigurinë e gazetarëve pasi Izraeli shkatërroi një ndërtesë ku ishte vendosur “AP” dhe media të tjera në Gaza.

Në bisedën me udhëheqësin palestinez, Biden e informoi për angazhimin diplomatik të Uashingtonit në konfliktin e vazhdueshëm dhe i kërkoi që Hamas të ndalojë raketat kundër Izraelit.

Biden dhe Abbas shprehën shqetësimin për vdekjet e civilëve të pafajshëm. Presidenti amerikan theksoi angazhimin e tij për zgjidhjen e konfliktit me negociata./ Abcnews.al