Lufta në fshatrat shqiptare në Ukrainë, Majko: Rusët po shkatërrojnë një pjesë të historisë së shqiptarëve

schedule15:00 - 2 Mars, 2022

schedule 15:00 - 2 Mars, 2022

Forcat ruse kanë nisur të bombardojnë fshatrat shqiptare në Ukrainë. Ish ministri i mbrojtjes Pandeli Majko ka bërë një reagim të ashpër duke thënë se Rusia po përgatitet që të sulmojë edhe qytetin e Odesës, një prej rajoneve ku është vendosur prej shekujsh komuniteti shqiptar.

Sipas asaj që shkruan Majko ky sulm nuk bëhet pa qëllim por për të shkatërruar edhe një pjesë e historisë së shqiptarëve. “Eshtë Ukraina që flet shqip”, thotë Majko referuar qytetit të Odesës.

Lexo edhe:VIDEO/ Rusët bombardojnë fshatrat shqiptare në Ukrainë

“Ushtria Ruse po përgatitet të sulmojë qytetin e Odesës! Kërkoni në Google… fjalët “Arnaut, Odesa” dhe do ta kuptoni se po sulmohet për tu shkatërruar edhe një pjesë e historisë së shqiptarëve. …Eshtë Ukraina që flet shqip. Mospëlqimi i frikacakëve është lavdia e trimave”, shkruan ai.

Lexo edhe: VIDEO/ Pushtimi i Ukrainës, shqiptarja rrëfen rrugën e arratisjes nga lufta: Jam me djalin, dëgjuam shpërthimet

Ditën e djeshme abcnews.al ka raportuar me pamje momentet kur rusët kanë bombarduar fshatrat shqiptare që janë rreth Odesës. Siç shihet edhe në video duken me qindra njerëz në rrugë të cilët kanë braktisur banesat e tyre pas bombardimeve dhe po tentojnë të largohen nga zonat ku jetojnë.

/abcnews.al