“Lufta ndaj korrupsionit, vazhdon”/ Koordionatori për antikorrupsionin global takohet me Dumanin

schedule18:28 - 20 Qershor, 2024

schedule 18:28 - 20 Qershor, 2024

Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global i qeverisë Amerikane, Richard Nephew është takuar me kreun e SPAK, Altin Dumani.

Gjatë takimit me kreun e SPAK, ka konfirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për reformat në drejtësi.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin institucionet e drejtësisë që po forcojnë demokracinë e Shqipërisë teksa ajo përparon në rrugën e saj drejt BE-së”.

Gjithashtu ambasada e SHBA në Tiranë, ka ndarë detaje nga takimi i kreut të SPAK me Richard Nephew. Nëpërmjet një statusi në Facebook, theksohet se Nephew dhe zyrtarë shqiptarë diskutuan përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit.

“Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global Richard Nephew pa sot në veprim institucionet gjyqësore shqiptare gjatë takimeve me kreun e SPAK, Altin Dumani, prokurorët e SPAK, si dhe përfaqësues të Ministrisë Anti-Korrupsion, Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) dhe Agjencisë së Prokurimit Publik. Nephew dhe zyrtarët shqiptarë diskutuan përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin institucionet e drejtësisë që po forcojnë demokracinë e Shqipërisë teksa ajo përparon në rrugën e saj drejt BE-së”, shkruan ambasada e SHBA në një reagim në Facebook.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!