Lufta merr kthesë shqetësuese, rusët bombardojnë civilët, Ukraina: Kemi vrarë 5 700 ushtarë të Putinit

schedule12:29 - 1 Mars, 2022

schedule 12:29 - 1 Mars, 2022

Lufta në Ukrainë duket se po merr një rrjedhë tjetër ku rusët kanë filluar të sulmojnë edhe objektivat civile krahas atyre ushtarake pas humbjeve të pësuara gjatë ditëve të para të konfliktit. Mëngjesin  sotëm u sulmua me raketë qendra e qytetit Kharkiv duke vrarë 9 civilë, tre prej të cilëve fëmijë.

Sulmi u dënua nga ndërkombëtarët, ndërsa Zelensky e cilësoi një terrorizëm qeveritar. Rusët nga ana tjetër janë duke dërguar një autokolonë mbi 60 kilometra në drejtim të Kievit pas ndaljes së avancimit atje me qëllim marrjen e kryeqytetit.

Lexoni KËTU të gjitha zhvillimet nga lufta në Ukrainë

Ndërkohë, autoritetet ukrainase raportojnë se deri më tani kanë vrarë 5 700 ushtarë rusë, ndërsa sipas tyre vetëm dje janë rrëzuar 5 avionë.

Më herët, ukranasit njoftuan vdekjen e Kolonelit Oleksandr Oksanchenko, i konsideruar si piloti më i mirë i Ukrainës, i cili është vrarë nga rusët në një betejë në ajër gjatë natës së të premtës së javës së shkuar.

Presidenti Volodymyr Zelensky i dha atij pas vdekjes titullin Hero i Ukrainës, njoftoi komanda e Forcave Ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës në Facebook.

Frika e ekspertëve ushtarakë tani lidhet me faktin se Rusia mund të fillojë masakrat ndaj civilëve pas dështimeve në fushën e betejës si edhe sanksioneve të mëdha të Perëndimit. Shenjë e kësaj sipas tyre janë edhe bombardimet ruse ndaj objektivave civilë në Kharkiv dhe Kherson gjajtë ditës së sotme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!