Lufta me Hamasin/ Izraelitët protestojnë përpara rezidencës së Netanyahut, ndërhyn policia

schedule08:09 - 5 Nëntor, 2023

schedule 08:09 - 5 Nëntor, 2023

Policia në Jerusalem ndaloi protestuesit mbrëmjen e së shtunës, të cilët protestuan jashtë rezidencës së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

Turma kaloi përmes barrierave të policisë rreth rezidencës së Netanyahut në Jerusalem duke valëvitur flamujt izraelitë, shkruan Al Jazeera.

Në Tel Aviv, mijëra demonstruan gjithashtu, duke valëvitur flamuj dhe duke mbajtur fotografi të disa prej robërve në Gaza.

Protestat erdhën pasi një sondazh për Televizionin izraelit Channel 13 zbuloi se 76% e izraelitëve mendonin se Netanyahu duhet të jepte dorëheqjen dhe 64% thanë se vendi duhet të mbajë zgjedhje menjëherë pas luftës./abcnews.al