Lufta me Covid-in nuk mbaron fill pas negativizimit: Simptomat afatgjata që shoqërojnë një pjesë të pacientëve

schedule10:03 - 14 Janar, 2021

schedule 10:03 - 14 Janar, 2021

Bazuar në statistikat e deritanishme të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) është konstatuar që shumica e personave të prekur nga COVID-19 përjetojnë simptoma të lehta ose të moderuara, vetëm në 10-15% të rasteve të prekura me COVID janë vënë re persona që vuajnë nga simptoma disi më të rënda osë shumë të rënda.

Tipikisht personat e prekur nga COVID shërohen plotësisht brenda disa javëve, por disa të tjerë, përfshirë këtu edhe ata të prekur në formë të lehtë – vazhdojnë të përjetojnë simptoma edhe pas shërimit fillestar, simptoma këto që ndodh të vazhdojnë edhe për muaj, madje edhe te moshat e reja apo persona të shëndetshëm që nuk kanë sëmundje shoqëruese.

Zgjatja e simptomave në kohë vjen edhe për faktin se ky virus godet dhe me raste duke dëmtuar organe të tilla si mushkëritë, zemrën dhe trurin, gjë kjo që rrit rrezikun e problemeve shëndetësore afatgjata.

Shenjat apo simptomat që persistojnë në kohë janë:
 Lodhja
 Vështirësi në frymëmarrje (frymëmarrje e shkurtër)
 Kollitje
 Dhimbje e kyçeve
 Dhimbje gjoksi
 Diarre & nauzea (të përziera)

Shenja apo simptoma të tjera afatgjatë përfshijnë edhe:
 Dhimbje muskulare ose dhimbje koke
 Dhimbje kraharori
 Rrahje të shpeshta ose të forta të zemrës
 Humbje e nuhatjes ose shijes
 Probleme me kujtesën, përqëndrimin ose gjumin
 Skuqje ose rënie e flokëve

Sa më lart është, për të evituar përkeqësimin e gjendjes shëndetësore si pasojë e simptomave post Covid, Spitali Hygeia vjen më pranë pacientëve të saj nëpërmjet paketave të kontrollit post-covid, paketa këto me çmime të leverdishme dhe që janë konceptuar për të ofruar një gamë të plotë ekzaminesh shiqëruar edhe konsultat e mjekëve specialistë të fushës për të marrë një panoramë sa më të qartë të gjendjes shëndetësore të pacientit dhe në vijim për të ofruar trajtimin më të mirë të mundshëm për secilin prej tyre.

Spitali Hygeia Tiranë; 04 23 90 000
https://www.facebook.com/Hygeia.Hospital.Tirana.HHT
https://www.instagram.com/spitalihygeiatirane/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!