Lufta me COVID-19, SHBA, Dhoma e Përfaqësuesve miraton paketën prej 2 trilionë dollarësh

schedule20:55 - 27 Mars, 2020

schedule 20:55 - 27 Mars, 2020

Kongresi Amerikan ka kaluar paketën më të madhe financiare për luftën ndaj koronavirusit. Paketa ka vlerën e 2.2 trilionë dollarëve.

Paketa historike u kalua javën e kaluar në Senat.

Pikat kryesore të paketës përfshijnë dërgimin e çeqeve direkt tek individët dhe familjet, shtim të ndihmës së papunësisë, para për spitalet me më shumë fluks, asistencë financiare për bizneset e vogla dhe 500 miliardë dollarë borxhe për kompanitë në vështirësi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!