Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Luftë krimit dhe trafikut të drogës/ Van Horn, takon drejtuesit e SPAK dhe BKH: Prioritet për ne, kërcënon stabilitetin e vendeve

schedule13:23 - 16 Janar, 2026

schedule 13:23 - 16 Janar, 2026

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë, ka dhënë një mesazh të qartë për proritetin e saj në luftën kundër krimit të organizuar dhe narkotrafikut.

Nancy VanHorn, e ngarkuara me punë e shba-s, në një fjalim pas një trajnimi nga FBI-së në Tiranë, citoi porositë e Presidentit Trup për ndikimin e grupeve kriminale në sigurinë kombëtare.

“Kushdo që ndjek Ambasadën e Shteteve të Bashkuara këtu në Shqipëri e di se lufta e krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve janë përparësi kryesore për ne. Dhe kur Presidenti Trump bëri thirrje për eliminimin e plotë të krimit të organizuar ndërkombëtar, ai nënvizoi se këta kriminelë përdorin sjellje “të ndërlikuara të përshtatjes”, duke krijuar kërcënime të pazakonta dhe në zhvillim për sigurinë tonë kombëtare”- tha VanHorn



Në vijim, diplomatja shqiptare përmendi grupet shqiptare dhe bashkëpunimi i tyre me grupet ndërkombëtare, psoacërisht të Amëerikës Latine.

“Rrjetet kriminale, përfshirë grupet shqiptare që bashkëpunojnë me kartelet e Amerikës Latine të përmendura nga Sekretari Rubio, përbëjnë kërcënime të konsiderueshme për sigurinë dhe përparimin ekonomik të Shqipërisë përmes aktiviteteve si trafiku i drogës dhe pastrimi i parave. Sikurse e keni parë përmes këtij kursi, këto krime po mundësohen nga teknologjitë modern” u shpreh ajo.

Trajtnimi ndërkohë ishte fokusuar tek shfrytëzimi i të dhënave celulare në hetime.

“Ne do të ndjekim me këmbëngulje prioritetet e Presidentit Trump në Shqipëri, duke forcuar institucionet që luftojnë krimin e organizuar dhe trafikun e narkotikëve si SPAK, BKH dhe Akademia e Sigurisë”- theksoi VanHorn

Sipas të ngarkuarës me punë të shba-ve, isnitucionet hetimore shqiptare si SPAK dhe BKH kanë tani keni mjete të reja hetimore dhe aftësi analitike për të shfrytëzuar të dhënat celulare në hetimet penale. Kjo në funksion të përmirësimit të hetimeve, duke respektuar standartet ligjore dhe ato etike, shprehet Nensy VanHorn.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!