Lufta kundër krimit/ Xhafaj e Gjonaj marrëveshje me Holandën

schedule11:02 - 24 Maj, 2018

schedule 11:02 - 24 Maj, 2018

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe ajo e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në përfundim të takimeve në Holandë nënshkruan me ministrin e Sigurisë dhe Drejtësisë të Holandës, Ferdinand Graperhaus, dokumentin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit ndërkombëtar. Ndërmjet dy palëve u kërkua rritje e komunikimit dhe identifikimit të personave që janë të implikuar në organizata kriminale.
“Shqipëria dhe Holanda do t’i qasen në mënyrë të përbashkët sfidave të krimit të organizuar dhe migracionit të paligjshëm, përmes takimeve periodike të ekspertëve, si dhe caktimin e pikave të kontaktit për shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimit policor ndërmjet dy vendeve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë se Brendshme dhe asaj të Drejtësisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!