Lufta kundër krimit, Rama paralajmëron prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar

schedule15:49 - 13 Janar, 2020

schedule 15:49 - 13 Janar, 2020

Kryefjala e kryeministrit Edi Rama edhe në ceremoninë e 107-vjetorit të Policisë së Shtetit, ishte krijimi i të ashtuquajturës KÇK- ose e thënë ndryshe (kap ça të kapësh).

Me këtë akronim, Rama u referohet gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, duke i paralajmëruar se 2020 do të jetë një vit i vështirë për ta.

“Organizatë e rrezikshme kriminale, e përbërë nga prokurorë dhe gjykatës të cilët e kanë shumë të qartë që nuk e kalojnë Vettingun”, u shpreh Rama.

Sipas Ramës ka ardhur koha që punonjësit e drejtësisë të provojnë se pasuria e tyre nuk buron nga krimi ose përndryshe të dorëzojnë pasurinë e tyre.

Ne kemi ndërmarrë nismën e një pakete ligjore, në ditët në vijim do ta kthejmë në një bazë ligjore më shembullore kundër krimit të organizuar”, tha Rama.

Numri i lartë i aksidenteve me vdekje gjatë 2019 dhe ngjarjet e rënda kriminale të pazbardhura, ka bërë që Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj të fokusohet në këto dy sektorë jetik për sigurinë e qytetarëve.

“Probleme për ne është edhe siguria rrugore e cila gjatë vitit 2020 do të njohë një vëmendje të dorë së parë. Me synimin që policia të ketë kompetenca të mjaftueshme për sukses të plotë me këtë përballje. Fuqizimi i kapaciteteve dhe fuqizimi i pandërprerë i Policisë së Shtetit”, deklaroi Lleshaj.

Ndërkohë rreth 10 milion euro kanë kushtuar ambientet e reja për forcat e elitë te RENEA-s të ndërtuara në zonën e Yzberishtit.

Në total janë 100 efektivë të cilët janë të trajnuar për situata ekstreme, si pengmarrje, ndërhyrje në institucione të rëndësisë së veçantë apo edhe në raste të fatkeqësive natyrore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!