Lufta kundër korrupsionit/ “Opozitës po i jepet një shans i madh”, Beqiri: Mungesa në Komision e dëmton atë vetë

schedule13:34 - 31 Maj, 2024

schedule 13:34 - 31 Maj, 2024

“Qëndrimi i opozitës kundër për rezolutën antikorrupsion, i bën dëm vetë opozitës, është shprehur avokati Idajet Beqiri në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News.

Ai gjithashtu shtoi se rezoluta nuk e pengon punën e Prokurorisë së Posaçme. Gjatë kësaj interviste, avokati theksoi se opozitës po i jepet një mundësi e madhe dhe se mungesa në Komision, dëmton vetë opozitën.

Këtë e kërkojnë vendet e BE dhe SHBA e do me çdo kusht që të bëjë këto reforma. Me këto reforma do të përmirësohet qeverisja dhe përmirësimi i veprimtarisë së institucioneve duke u mbushur me elementë antikorrupsion, ata e kuptojnë që kush është i përfshirë, e ndjen që vlen. Por këta duan që të përfitojnë, por kjo nuk është çështje që duhet bërë me patjetër me konsensus sepse flitet për reforma të thella. Opozitës po i jep një shans i madh, jo asaj opozitë që bën hesape me njerëz të korruptuar. Opozita nuk do që ta shfrytëzojë këtë shans. I jepet mundësia të shkojë në Komiison, të dërgojë përfaqësuesit e saj më të mirë që ka dhe alternativat që ka dhe t’i mbushë mendjen shqiptarëve që është më e mira. Dhe do merrte pikë në këtë drejtim. Por duke mos shkuar e rëndon vete sepse nuk ke alternative dhe tregon se je i korruptuar. Këto reforma janë për qeverisjen e vendi…Sot për këtë pozitë dhe nesër për këto që do të vijë në pushtet. Konsensusi është gjëja më e mirë sepse gjërat bëhen më lehtë. Këta hedhin vetëm teori boshe…SHBA janë ata që kanë SPAK dhe është gjëja më e mirë që kemi. Por do të ketë ndryshime dhe këto reforma duhet të bëhen, kohë ka. Rezoluta nuk e pengon punën e Prokurorisë së Posaçme. Megjithatë unë kam besim që opozita do ta gjejë rrugën e saj”, shtoi më tej ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!