Lufta Izrael-Hamas/ Biden rrezikon të humbasë mbështetjen e arabo-amerikanëve në zgjedhjet e 2024

schedule12:45 - 25 Tetor, 2023

schedule 12:45 - 25 Tetor, 2023

Arabo-amerikanët, myslimanët dhe aleatët e tyre kanë kritikuar përgjigjen e Presidentit Joe Biden ndaj luftës midis Izraelit dhe Hamasit dhe i kanë bërë thirrje të bëjë më shumë për të shmangur një krizë humanitare në Gaza.

Ndryshe, siç deklarojnë ata, ai do të humbasë mbështetjen e tyre në zgjedhjet e vitit 2024.

Më shumë se një duzinë akademikë, aktivistë, anëtarë të komunitetit dhe zyrtarë qeveritarë thanë se shumë arabo-amerikanë janë të indinjuar që Joe Biden nuk ka bërë thirrje për armëpushim në një kohë kur palestinezët po vriten edhe pse ata përpiqen t’i shpëtojnë bombardimeve izraelite kundër Gazës.

Rritja e pakënaqësisë mund të ndikojë në përpjekjet e Bidenit për rizgjedhje.

Në shtetin e Miçiganit, arabo-amerikanët përbëjnë 5% të votuesve. Në shtete të tjera kyçe, si Pensilvania dhe Ohajo, ata përbëjnë 1.7 për qind deri në 2 për qind të votuesve, sipas Jim Zogby, president i Institutit Arabo-Amerikan.

Biden fitoi Michiganin me 50.6% në 2020, ndaj Donald Trump 47.8% dhe Pensilvani me 50.01% ndaj Trump 48.84%, një diferencë prej më pak se 81,000 vota. Arabo-amerikanët dhe myslimanët nuk kanë gjasa të mbështesin as Trump, por mund të preferojnë të abstenojnë dhe të mos votojnë as Biden.

Ndërsa dënojnë sulmin e Hamasit të 7 tetorit që vrau më shumë se 1400 njerëz në Izrael, arabo-amerikanët dhe myslimanët theksojnë se përgjigja e Izraelit ka qenë joproporcionale.

Përveç kësaj, paaftësia e Biden për të dënuar bombardimin e Gazës ka bërë që shumë njerëz të vënë në pikëpyetje angazhimin e presidentit amerikan ndaj një politike të jashtme “të përqendruar te të drejtat e njeriut”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!