Presidenti i SHBA, Joe Biden dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu kanë diskutuar “përpjekjet e vazhdueshme për të gjetur dhe siguruar lirimin” e amerikanëve që besohet se mbahen peng në Gaza, sipas një deklarate nga Shtëpia e Bardhë.
Biden i theksoi gjithashtu Netanyahut “rëndësinë e përqendrimit në atë që vjen pas kësaj krize për të përfshirë një shteg për një paqe të përhershme midis izraelitëve dhe palestinezëve”, shkruan Sky News.
Më herët, Presidenti Biden foli kundër sulmeve të kolonëve izraelitë kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor, pas sulmeve të Hamasit.
Ai tha gjithashtu se po dyfishonte angazhimin e tij për të punuar për një zgjidhje me dy shtete për t’i dhënë fund konfliktit izraelito-palestinez prej dekadash.
Ai tha se sulmet nga “kolonët ekstremistë” përbënin “derdhjen e benzinës” mbi zjarret tashmë të ndezura në Lindjen e Mesme që nga sulmi i Hamasit. “Duhet të ndalet. Ata duhet të mbajnë përgjegjësi. Duhet të ndalet tani,” u shpreh Biden./abcnews.al