Kina është zotuar të kontribuojë për të zgjedhur konfliktin midis palestinezëve dhe Izraelit. Ky premtim vjen pas një afrimi të ndërmjetësuar nga Pekini dhe rivalëve të përbetuar Iranit dhe Arabisë Saudite, si pjesë e ambieies së Kinës për të zgjeruar ndikimin e saj diplomatik në Lindjen e Mesme, një rajon ky i dominuar nga fuqia amerikane, shkruan CNN.
Oferta e Pekinit për të ndërmjetësuar një nga konfliktet më të vështira në botë po testohet nga një shpërthim i ri i lufës mes Izraelit dhe Gaza.
Ndërsa reagimet kundër Hamasit erdhën nga SHBA, Europa dhe pjesa më e madhe e Azisë, Afrikës dhe Amerikës Latine, Pekini u përmbajt nga thirrjet e grupit dhe u përpoq të paraqitej si një palë neutrale në konflikt.
Ndërkohë në një deklaratë të zhvilluar më herët Ministria e Jashtme e Kinës u bëri thirrje palëve që të qëndrojnë të qetë dhe t’i japin fund armiqësive. Gjithashtu përsëriti edhe mbështetjen e Pekin për një zgjidhje me dy shtete, pra për të krijuar një shtet të pavarur të Palestinës si një rrugëdalje nga konflikti.
CNN shkruan se ashtu si Rusia dhe shumica e vendeve arabe, Kina e sheh Hamasin si një organizatë rezistence, jo si një grup terrorist, siç edhe përcaktohet nga SHBA dhe Bashkimi Europian. Ngurrimi i Kinës për të emëruar apo dënuar Hamasin ka bërë krahasimin me përgjigjen e saj ndaj luftës në Ukrainë.
Pekini ka refuzuar të dënojë agresionin e Rusisë apo edhe t’i referohet si pushtim.
Dhe gjithashtu qëndrimi i paqartë i Pekinit ndaj dhunës së Hamasit ëshë në kontrast të plotë me qasjen e tij ‘tolerancë zero’ ndaj terrorizmit në rajonin perëndimor. Ndërsa konflikti përshkallëzohet, Pekini e gjen veten në një vend të ndërlikuar.
Fulton, analist në Këshillin Atlantik, tha se përgjigja e Kinës ishte në përputhje me prirjen e saj tradicionale ndaj palestinezëve për çështjen me Izraelin.
“Kina e shikon Izraelin si një mundësi për të marrë pikë me botën më të gjerë arabe dhe pjesën tjetër të botës në zhvillim. Nëse kritikoni Izraelin, merrni mbështetjen e 20 vendeve arabe në forumet ndërkombëtare.
“Kjo ka qenë shumë e dobishme në gjëra të tilla si deklaratat mbi situatën në Xinjiang ku shumë vende me shumicë myslimane kanë shprehur mbështetje për qasjen e Kinës”, tha Fulton.
Zgjidhja e konfliktit do të jetë shumë larg nga marrëveshja e paqes që Kina ndihmoi ndërmjetësuesin midis Iranit dhe Arabisë Saudite, ku të dyja qeveritë po kërkonin një rrugëdalje nga tensionet dypalëshe për t’u fokusuar në sfidat e tyre të brendshme.
Pas udhëtimit të Abbas, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në qershor se ai kishte marrë gjithashtu një ftesë për një vizitë zyrtare në Kinë.
“Qeveria izraelite ndoshta nuk është në të njëjtin vend si sauditët dhe iranianët për çdo lloj zgjidhjeje. Ata ndoshta do të duan të sigurojnë që Hamasi të mos mund t’i sulmojë përsëri kështu, “tha ai./abcnews.al/