Lufta që shpërtheu në orët e para të mëngjesit të 7 tetorit mes grupi militant Hamas dhe Izraelit ka shkaktuar mijëra viktima dhe të plagosur, duke zhvendosur mijëra.
Ndërsa lufta zvarritet, numri i viktimave vazhdon të rritet, me ndërkombëtarët që bëjnë thirrje për t’i dhënë fund përshkallëzimi të konfliktit. Nga 3,478 palestinezë të vrarë dhe 12,065 të plagosur, 70% ishin fëmijë, gra dhe të moshuar, sipas një njoftimi të ministrisë së shëndetësisë të vendit.
Rreth 600 fëmijë kanë mbetur të bllokuar nën rrënojat e sulmeve ajrore izraelite, nga gjithsej 1,300 persona, tha zëdhënësi Ashraf al Qudra.
“Ministria beson se ka të mbijetuar në rrënoja, por procesi i shpëtimit të tyre është vështirësuar rëndë për shkak të sulmeve të vazhdueshme ajrore dhe kapacitetit të dobët,” tha ai.
/abcnews.al