Një gazetar zviceran, i cili po raportonte për luftën në Ukrainë është qëlluar nga forcat ruse, shkruan skynews
Gazetari Guillaume Briquet ndodhet në spital. Trupat rusë qëlluan makinën e tij, dhe më pas i konfiskuan pasaportën, paratë dhe laptopin, sipas agjencisë së lajmeve Hromadske, me bazë në Ukrainë.
Ai është gazetari i fundit që është vënë në shënjestër nga forcat ruse, pasi një ekip i Sky News u qëllua në afërsi të Kievit javën e kaluar.
/abcnews.al