Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“Lufta e futbollit”, UEFA bojkoton FIFA/ Qeveria europiane e futbollit “braktis” të gjithë turnetë

schedule11:47 - 7 Gusht, 2026

schedule 11:47 - 7 Gusht, 2026

Përplasja mes UEFA dhe FIFA vazhdon, me Gianni Infantinon në qendër të polemikave. Deklarata e publikuar së fundmi nga organi drejtues i futbollit botëror nuk e ka ndryshuar qëndrimin e konfederatës evropiane të drejtuar nga Alexander Ceferin, e cila mbetet e vendosur për të bojkotuar turnetë e FIFA.

Ky qëndrim nuk ka ndryshuar edhe pse qeveria botërore e futbollit pranoi gabimin lidhur me planin për privatizimin e Kupës së Botës. Por nga ana tjetër ajo rikonfirmoi “mbështetjen e plotë” për Infantinon.

Sipas UEFA, deklarata e FIFA “nuk ndryshon asgjë”, duke theksuar se “Federatat anëtare të UEFA-s ishin shumë të qarta lidhur me kushtet për mospjesëmarrjen në garat e FIFA-s. Së pari, propozimet për privatizimin e garave madhore duhej të tërhiqeshin dhe, së dyti, nevojiteshin garanci se përpjekjet për ta ndryshuar rrënjësisht lojën në këtë mënyrë nuk do të ndodhnin më kurrë. Këto kushte nuk janë përmbushur.



Për më tepër, UEFA e bëri të qartë në mënyrë të prerë në deklaratën e së shtunës se ka humbur besimin te presidenca e Gianni Infantinos. Ky qëndrim mbetet i pandryshuar. Njoftimi se individë të caktuar dhe të punësuar nga presidenti i FIFA, karriera e të cilëve varet nga favoret e tij, pajtohen me të, nuk ndryshon asgjë”, lexohet në deklaratën e fundit zyrtare të qeverisë europiane të futbollit. Një tjetër konfirmim ky se UEFA nuk ka ndërmend të ndalet në misionin e saj për të larguar Gianni Infantino nga presidenca e FIFA./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!