Këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Luana Vjollca, ka bërë së fundmi një investim shumë të madh të saj, i cili përkthehet në pasuri të paluajtshme në Kosovë.
Ka qenë vetë ajo, që ka bërë të ditur se ka blerë një shtëpi në një lagje të re në ndërtim e sipër në Makresh të Epërm të qytezës së Artanës. Përmes një videoje të publikuar në InstaStory, Luana i shkruante fansave se personi i parë që do ta qëllonte se cilën nga vilat kishte blerë, do të fitonte zbritje.
Me këtë blerje, moderatorja do të jetë fqinje e disa personazheve VIP që kanë blerë vila në këtë sezon, si reperi Ledri Vula, moderatori Labinot Gashi dhe humoristi Naser Rafuna.
Sa i përket jetës private, thuhet se Vjollca është në lidhje, prej disa vitesh, me biznesmenin e njohur Krenar Çoçaj./abcnews.al