Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Luana vjen me surpriza, bashkëpunon me këngëtarin e njohur latin

schedule11:20 - 16 Korrik, 2020

schedule 11:20 - 16 Korrik, 2020

Luana Vjollca pak kohë më parë bëri me dije se po punonte për të sjellë projektin muzikor të radhës. Ditën e djeshme, ajo publikoi në Instagram një video, ku shfaqej krahas disa balerinave, por pa dhënë detaje se për çfarë bëhej fjalë.

Por, duket se Luana do të vijë me një bashkëpunim me këngëtarin e njohur latin, Jay Santos. Artisti ka ndarë me ndjekësit në Instagram një foto, i cili ka publikuar në Instastory një foto të Luanës që shfaqet bashkë me grimierin e njohur Arbër Bytyçi.

Kjo ka lënë të kuptojë se dyshja po vjen me një duet. Ai madje ka ndarë dhe disa video nga xhirimet, të cilat duken se po realizohen në Shqipëri.

Kujtojmë që Luana vitin që shkoi erdhi me një bashkëpunim me artistin me famë botërore, Faydee. Kënga “Habibi” u prit mjaft mirë nga publiku dhe numëron miliona klikime në Youtube. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!