Lëvizja Socialiste për Integrim përmes nënkryetarit Luan Rama kërkoi dialog mes aktorëve parlamentarë për t’i dhënë zgjidhje reformës në drejtësi, duke propozuar një tryezë tre palëshe. Pas tij ka reaguar kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja i cili ka deklaruar se “nuk ka kthim prapa” dhe opozita ta harrojë çdo propozim që zhbën Vettingun.
“Kuvendi nuk duhet të fillojë pushimet sot, por Kuvendi duhet të punojë non-stop, derisa të zgjidhë problemet që vetë i ka krijuar. Dhe kur them Kuvendi, përgjegjësia bie e gjitha mbi mazhorancën, e cila ka pasur gjithë kohën e nevojshme që prej miratimit të ndyshimeve kushtetuese të mos lejonte thellimin e kësaj situate që edhe njëherë e theksoj skandaloze. Sepse në momentin kur nuk ekzoston Gjykata Kushtetuese, Kuvendi, qeveria dhe të gjitha institucionet e tjera duhet të pushojnë funksionimin e tyre sepse kjo gjykatë është garanti dhe kontrolluesi i veprimtarisë të këtyre institucioneve të tjera”, tha Rama.
“Kushtetuta nuk ka dhënë recetë për kapsllëkun politik që ka opozita sepse opozita tani thotë, Reorma në drejtësi nka dështuar dhe hajde të kthehemi në konsensusin e Korrikut të vitit 2016”, tha Manja./abcnews.al