Luan Rama: Shqipëria identifikohet si vendi me vota të vjedhura

schedule21:19 - 15 March, 2019

schedule21:19 - 15 March, 2019

Nënkryetari i LSI-së  Luan Rama i ftuar në studion e Provokacijas në ABC News ka folur për situatën politike në vend pas djegies së mandateve të opozitës. Sipas tij Shqipëria është i vetmi vend në Europë që identifikohet me vota të vjedhura, ndërsa akti i djegies së mandateve erdhi për shkak të situatës së krijuar.

“E gjithë historia shqiptare e postkomunizimit kur të shihet me qartësinë dhe kthjelltësinë që të jep situata në kohë është pëp të ardhur keq që Shqipëria jo vetëm që nuk është atje ku duhet të ishte, por e bën klasën politke që të jetë borxhlie. Është akt ekstrem, revoltë politike përballë një realiteti që ka brenda absurdin. Ky është një vend ku vidhen votat, nuk zhvillhen zgjedhje, qytetari nuk ka integritet me votën e vet. Shqipëria i vetmi vend në Europë identifikohet ku vidhet vota. Opozita u gjet në një situatë ku nuk kishte rrugëdalje tjetër”.

Ajo që sugjeron Luan Rama është një sistem i riorganizuar në bazë të parimeve check and balance, sikurse edhe vendet e tjera, në të kundërtën Shqipëria do vijojë të jetë delja e zezë ku vidhen vota.

“Këtu është një sistem i tërë politik i dështuar dhe duhet riorganizuar në bazë të parimeve check and balance, që vendet e tjera i kanë të shenjta dhe nëse nuk ndëshkohet tani ky fenomen edhe 20 vjet të tjera Shqipëria do tregohet me gisht si delja e zezë ku vidhen vota. Të ngrihet një strukturë e re”.  /abcnews.al