Qeveria tërhiqet nga Vettingu në polici. Kështu ka deklaruar zëvendës kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama duke i kujtuar mazhorancës se kjo parti ka përkrahur ish Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj për ta bërë ligjin funksional.
Hipokrizi të radhës e konsideron Luan Rama vendimin e komisionit të sigurisë. Me rrëzimin e dekretit të presidentit për kthim të ligjit për vettingun në polici nuk bënë gjë tjetër veç se mazhoranca vendos të tërhiqet thotë ai.
“E deformon atë në thelbin e vet dhe ia cakton SHÇB-së që është strukturë në varësi të Ministrisë së Brendshme çka jep të kuptuar që i gjithë procesi do të jetë politik dhe i kontrolluar nga politika”.
Duke u rikthyer pas në kohë zëvendës kryetari i Lëvizjes Socialiste për integrim kujton angazhimin e partisë së tij së me ish ministrin Fatmir Xhafaj jo vetëm për të bashkuar votat por edhe për të bashkë hartuar ligjin që ndryshoi këtë të hënë në komisionin parlamentar të sigurisë.
“Në atë kohë bashkë me kolegun Fatmir Xhafa kemi punuar për ta sjellë ligjin në standardet e ligjit funksional dhe të shkëputur nga politika”.
Megjithatë e ka edhe një shpresë të fundit Luan Rama.
“Në shenjë reflektimi dhë përgjegjësie i kërkoj atij palo parlamenti që ka mbetur të mos i shtojë edhe turpin e tërheqjes nga procesi i vetingut në policinë e shtetit”. abcnews.al