Luan Përzhita zbardh projektin e restaurimit te Muzeut Arkeologjik pas 75 viteve

schedule18:39 - 3 Mars, 2022

schedule 18:39 - 3 Mars, 2022

Muzeu Arkeologjik Kombëtar është i pari muze i krijuar pas Luftës së II Botërore. Drejtori i Akademisë së Studimeve Albanologjike, Luan Përzhita thotë se me një buxhet ekonomik rreth 6.5 milion lekë muzeu do të ketë  një fytyrë të re.

Objekte të rëndësishme të cilët ruhen në fonde, do të shpalosen për publikun me rikonceptimin e muzeut , i cili është menduar si një hibridizim mes të shkuarës dhe të sotmes. Këtë muaj sipas Përzhitës, merr fund edhe Odiseja disavjeçare e laboratorit të restaurimit.

Muzeu arkeologjik  u hap  në tetor  të vitit 1948 si Muze Arkeologjik-Etnografik dhe vazhdoi i tillë deri në vitin 1976, kur u veçua pavijoni etnografik dhe muzeu u organizua si muze i profilizuar arkeologjik.

Muzeu Arkeologjik prezanton kërkimet e zbulimet arkeologjike në të gjithë territorin e Shqipërisë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!