Luan Përzhita sjell fisin ilir të dardanëve nga prehistoria deri në mesjetë

schedule18:01 - 5 Korrik, 2022

schedule 18:01 - 5 Korrik, 2022

Nga Leontina Nika

Që nga shekulli XIX e deri tani janë shfaqur tri teza lidhur me prejardhjen e dardanëve: teza mbi përkatësinë ilire, teza mbi përkatësinë trakase dhe teza mbi prejardhjen dako-meze. Pas 20 vitesh punë kërkimore mbi “Dardanët”, Luan Përzhita, shuan çdo dilemë se ky është një fis ilir, bazuar në të dhënat arkeologjike dhe historike. Përzhita thote se potenciali arkeologjik i paraqet si një popullsi me qyteterim të lart.

“Si simbol i ilustrimit të këtij fisi është Kalorsi Dardan për këto arsye.”

“Dardanët njihen si një fis luftarak ndaj kam përzgjedhur kete luftëtar për ta ilustruar si simbol.”

Për herë të parë lexuesi do të njihet me qendra urbane të shekujve IV-II para Krishtit, me të dhënat të reja për qytetin Damostion.

“Kontributet e shkruara për dardanët janë pasqyruar në shtypin shkencor në Shqipëri, Kosovë, Francë, Gjermani, Itali, por ky studim reflekton dhe interpreton sidomos atë informacion që vjen nga zbulimet e reja arkeologjike, nga kërkimet e kryera vitet e fundit në Kosovë – zemrën e trojeve të dardanëve e përbënte pikërisht Kosova e sotme – dhe në territore që në antikitet ishin pjesë e territoreve dardane.

Me interes është kontributi i ri që pasuron panoramën e kësaj periudhe dhe ndihmon për sqarimin kronologjik dhe kulturor për qendra si Çifllaku dhe Dresniku dhe për gjetje të mbishkrimeve latine për shekujt I-II dhe III-IV.”

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar rrugës që dardanët ndoqën drejt krishtërimit, madje në bazë të mbishkrimeve vertetohet se është përdorur në gjuhën litrurgjike ilirishtja dhe latinishtja dhe asnje mbishkrim grek.

“Për Mesjetën e hershme sipas arkeologut është me interes materiali i periudhës së hershme shqiptare i zbuluar në nekropolet Banjë të Malishevës, Graboc, Fushë-Kosovë etj.”

Ky studim hap një shteg të ri për njohjen e historisë antike të këtij rajoni të rëndësishëm ilir. Pas botimit në shqip, libri do të jetë edhe në gjuhën angleze. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!