Luajnë me Kukësin në shtëpi, Laçi nxjerr në shitje biletat

schedule17:37 - 17 Shkurt, 2022

schedule 17:37 - 17 Shkurt, 2022

Laçi i Mirel Josës pret ditën e diel ora 13:45 skuadrën e Kukësit, në një sfidë që do të tregojë edhe forcën e vërtetë të dy skuadrave në garën për titull.

Vetëm 3 pikë diferencë mes tyre me kurbinasit të pozicionuar në vendin e dytë, të cilët kërkojnë të vazhdojnë të jenë ata forca e dytë e Abissnet Superiore, ndërsa nga ana tjetër verilindorët e Diego Longos do të kërkojnë t’i rimarrin vendin e tyre bardhezinjve.

Kjo sfidë do të luhet në stadiumin e Laçit dhe për këtë klubi kërkon edhe mbështetjen e tifozëve në tribuna, ndërsa kanë nxjerrë në shitje edhe biletat të cilat kanë çmime të përballueshme për xhepat e tifozëve.

“BILETAT-Tribuna Vip 500 lekë.Tribuna pas portës 300 lekë.Tribuna përballë falas” –  shkruan klubi për sfidën që do luhet në Laç.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KF Laçi (@kflaci.al)

/f.a/abcnews.al